Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe 20 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej një mijë e 891 mostra të marra për testim.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274. Në anën tjetër, numri i rasteve aktive është 165.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës. Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com