Një i vdekur nga COVID-19, rritet numri i rasteve të reja

Një i vdekur nga COVID-19, rritet numri i rasteve të reja

Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, edhe 18 raste të reja kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, nga gjithsej një mijë e 963 testime.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255, ndërkaq numri i rasteve aktive është 165.

Në 24 orët e fundit janë dhënë gjashtë mijë e 595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës. Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com