Një ish-konkurrent rikthehet në “Për’puthen”

Një ish-konkurrent rikthehet në “Për’puthen”

Ish-konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, është rikthyer në emision gjatë javës së kaluar për një takim sqarues me Antonela Berishën, përcjell Insajderi.

Gjatë kohës sa Atdheu ishte pjesë e emisionit ka pasur një debat në mes tij dhe Antonelës. Ai e kishte akuzuar atë se po bën lojë me Mevlanin dhe se nuk ka pëlqim të vërtetë për të si dhe kishte njoftuar publikisht në “Për’puthen Prime” se me Antonelën kishin shkëmbyer një puthje gjatë kohës sa ai ishte duke dërguar atë në shtëpi.

Deklarata e Atdheut nuk është pritur mirë konkurrentja shkodrane. Kjo e fundit e ka akuzuar djalin nga Kosova se e ka puthur tinëzisht.

Pas këtij debati, ai vendosi të largohej nga programi. Ndërsa, tani pas përballjes katër minutëshe, duket se ka vendosur të rikthehet.

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar disa fotografi se dyshja ishin në Sarandë së bashku, por tani është bërë e ditur nga nëna e Antonelës, se ata janë duke zhvilluar një takim i cili do të transmetohet gjatë javës së ardhshme./Insajderi.com

No description available.