
Një ish-futbollist i Bayern Munich do të bëhet pjesë e Tiranës. Ka qenë vetë klubi bardh e kaltër i cili ka konfirmuar se sulmuesi nigerian Emeka Emerun do ti bashkohet klubit të Tiranës.
Sulmuesi nigerian Emeka Emerun ka mbërritur sot në mesdite në resortin ku skuadra është grumbulluar në Zlatibor, transmeton Insajderi.com
Ai do të jetë pjesë e Tiranës, pasi më parë është gjetur akordi për të nënshkruar një kontratë. Emerun do të kryejë nesër testet mjekësore dhe më pas do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje për të zyrtarizuar më pas marrëveshjen që e bën zyrtarisht bardh e blu.
Emerun është 21 vjeçar dhe është produkt i shkollës së Bayern Munich ndërkohe që para se të transferohej tek Sloboda, ka luajtur në Tunizi për dy sezone. Sulmuesi është prezantuar sot me skuadrën dhe tani është akomoduar në kampingun bardh e kaltër në Zlatibor”, shkruhej në njoftimin e klubit të kryeqytetit të Shqipërisë. /Panorama.al