
Në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, ditë më parë, Demir Limaj, vëllai i zëvëndëskryeministrit, Fatmir Limaj, mori pozitën e profesorit të rregull.
Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” kishte votuar për zgjedhjen e Limajt në këtë pozitë, i cili kishte mposhtur 7 kundërkandidatë.
Kundër Demir Limajt kishte dalur Parlamenti Studentor i universitetit në fjalë i cili përmes një komunikate, ishte ankuar se në zgjedhjen e tij, kishte pasur ndikime politike.
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren nuk është akredituar për vitin akademik 2019/2020, dhe gjatë kësaj periudhe, nuk do të mund të pranojnë studentë të rinj./Insajderi/