Një kalimtar në Gjermani gjen dhe kthen një çantë me 16.000 euro, refuzon shpërblimin

Një kalimtar i “i ka bërë një dhuratë për Krishtlindje” një gjermani kur ia ka kthyer çantën e gjetur nën një pemë me 16.000 euro.

Një kalimtar në Gjermani gjen dhe kthen një çantë me 16.000 euro, refuzon shpërblimin

Një kalimtar (51) e kishte lajmëruar policinë pasi kishte hasur në një çantë në qendër të qytetit në Krefeld në perëndim të Gjermanisë, natën e Krishtlindjes.

Policia së shpejti e kishte identifikuar pronarin 63 vjeçar të çantës e cila i është kthyer.

Gjetësi i çantës ka refuzuar shpërblimin sepse ishte festë, ka pretenduar policia dhe ka shtuar se “njerëzit vërtetë për Krishtlindje kanë qëllime të mira”.

Në Gjermani, kushdo që gjen ndonjë send mund ë fitojë shpërblim prej 3 për qind të vlerës së sendit të gjetur. Në këtë rast, kalimtari ka mundur të fitojë 490 euro.

Lajmin e kanë komentuar qytetarët në internet të cilët kanë pyetur përse dikush shëtitet me aq shumë para.

Pronari i çantës në përgjigje ka pranuar se kjo nuk është e zakonshme, por se ai ndihet më i sigurt kur parat i ka me veti./Insajderi.com.