Një këshillë si të paguhet borxhi dhe takimi i sikletshëm me “Hitlerin”

Një këshillë si të paguhet borxhi dhe takimi i sikletshëm me “Hitlerin”

Kadri Veseli shkoj sot në Mitrovicë për të nisur fushatën elektorale në këtë komunë, ku PDK-ja po garon me Valdete Idrizin si kandidate për kryetare të pjesë së jugut në qytetin e ndarë.

Pasi vizitoi biznese, ngrëni pak burek e piu “çaj rusi”, kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ra në sy me dy detaje.

Teksa po pinte qaj në një qajtore në Mitrovicë, ai u dha një këshillë sesi të paguhet borxhi bazuar në përvojën personale të tijën.

“Jau merrsha paret ktyne, për me ua pagu atyne, tani ua kthejsha apet”, tha Veseli edhe pse duke qeshur.

Por gjatë ecjes në Mitrovcë u përballë me një situatë të sikletshme, kur u takua me një banor të Mitrovicës, i njohur si “Hiteli i Mitrovicës” për shkak të dukjes së tij.

Sipas pamjeve të publikuara në Klan Kosova, në një moment “Hitleri” dëshiron t’i qaset Veselit por sigurimi i tij e ndalon atë, teksa vet Veseli i sugjeron atij sesi të mos e përdorë mënyrën e përshendetjes së Hitelerit të vërtetë.

“Jo ashty, bonja kshty”, dëgjohet teksa thotë Veseli, duke iu drejtuar “Hitlerit” të Mitrovicës i cili e përshendetë atë në mënyrën origjinale të Hitlerit “Heil Hitler”.

“Unë jam gjermon, o kryetar…”, thotë ai./Insajderi.com