
Në padi thuhet se një praktikë e tillë shkakton konfuzion dhe mund të bëjë njerëzit të mendojnë se Kardashian mbështet markën në fjalë apo se Missguided është një sponsor i saj.
Kim Kardashian ka fituar 2.8 milionë dollarë nga një kompani mode e quajtur Missguided në një padi ku thuhej se kjo e fundit ka përdorur emrin e saj për të përfituar financiarisht dhe shitur produkte.
Një gjykatë në Kaliforni urdhëroi Missguided ti paguajnë Kardashian 2.7 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 60,000 dollarë shpenzimi gjyqi. Ajo i kërkoi kompanisë të ndalojë së përdori emrin Kardashian për shitje dhe marketing të produkteve të saj.
Sipas Kardashian Missguided ka fituar duke përdorur imazhet e saj në Instagram. Në një rast konsumatorët klikonin në fotot e saj dhe dërgoheshin tek faqja e Missguided e cila shiste një veshje të ngjashme me atë që kishte veshur Kardashian në foto.
Në padi thuhet se një praktikë e tillë shkakton konfuzion dhe mund të bëjë njerëzit të mendojnë se Kardashian mbështet markën në fjalë apo se Missguided është një sponsor i saj.
Konsumatorët kanë shprehur këtë konfuzion duke sugjeruar se postimet në median sociale mund të jenë bërë në bashkëpunim mes Kardashian dhe Missguided.
Kompania nuk i është përgjigjur padisë së Kardashian dhe ka fshirë imazhet e saj nga Instagrami. /PCWorld Albanian