Një makinë përfshihet nga zjarri

Një makinë përfshihet nga zjarri

Një automjet është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë universitetit të ri në Durrës, ku makina ngjyrë e errët me portobagazh shihet e tëra në flakë.

Në pak minuta zjarri e ka shkrumbuar tërësisht. Flakët kanë shkaktuar panik tek kalimtarët dhe shoferët. Një prej tyre ka siguruar pamje nga ky moment. “BalkanWeb” mëson se makina ka qenë duke lëvizur kur është përfshirë nga flakët dhe në të ndodheshin dy pasagjerë, një shtetas i huaj turk dhe një shqiptar. Fatmirësisht ata kanë dalë në kohë dhe nuk kanë lëndime.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetime.