Një maskë Coronavirus-i që kushton 1.5 milion dollarë

Një maskë Coronavirus-i që kushton 1.5 milion dollarë

Një kompani izraelite e argjendarisë po punon në atë që thotë se do të jetë maskë më e shtrenjtë e Coronavirus-it në botë, e gjitha prej ari, e mbuluar me diamante që arrin një çmim prej 1.5 milion dollarë.

Maska prej ari të bardhë prej 18 karatësh do të zbukurohet me 3.600 diamante të bardha dhe të zeza dhe do të pajiset me filtra me kërkesë të blerësit, tha dizanjeri Isaac Levy, njofton Insajderi.

Levy, pronar i kompanisë Yvel, tha që blerësi kishte dy kërkesa të vetme: që maska të ishte deri në fund të vitit, dhe të ishte më e shtrenjta në botë. Kjo gjendje e fundit, tha ai, “ishte më e lehtë për t’u përmbushur.”

Ai nuk pranoi të identifikojë blerësin, por tha se ishte një biznesmen kinez që jetonte në Shtetet e Bashkuara. /Insajderi.com

Burimi: New York Post