Një mijë e 117 persona gjobiten për mosrespektim të masave anti-COVID

Një mijë e 117 persona gjobiten për mosrespektim të masave anti-COVID

Një mijë e 117 gjoba janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit për mosrespektimin e masave anti-COVID’19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

Ndërkaq, brenda këtyre orëve janë shënuar 661 raste të reja me COVID-19. Ndërkaq janë bërë një mijë e 617 testime.

Shkak i infektimit me virusin Corona vetëm brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive është 22 mijë e 206 raste nga 102 mijë e 12 persona të dyshimtë në këtë virus. /Insajderi.com