Një mijë e 222 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-COVID

Një mijë e 222 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-COVID

Numri i gjobave të shqiptuara brenda një dite për mosrespektimin e masave anti-COVID nga qytetarët e Kosovës, po vazhdon të jetë i ngitur, njofton Insajderi.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 222 gjoba për mosrespektimin e ligjin COVID-19, i hyrë në fuqi me vendimin e institucioneve përkatëse.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 968 gjoba për shkelësit e trafikut.

Ndërkaq në rrugët e Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 21 aksidente me dëme materiale dhe 12 aksidente me të lënduar.

Ndërsa, gjatë 24 orëve janë arrestuar edhe 49 persona, ku dhe 33 janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com