Një mik si Noizy: Shihni çfarë dhurate i bën Arbana Osmanit për ditëlindje

Një mik si Noizy: Shihni çfarë dhurate i bën  Arbana Osmanit për ditëlindje

Ditën e djeshme moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, festoi 36-vjetorin e saj të lindjes.

Të shumta ishin urimet nga miqtë e kolegët në rrjete sociale, ndërsa surprizën më të bukur e mori nga vogëlushi i saj Joni, i cili i kishte përgatitur një tortë.

Së fundmi në Instastory, moderatorja ka ripostuar urimet e miqve si dhe ka treguar dhuratat e shumta që kanë marrë, mes tyre edhe ata të reperit Noizy.

Ai i ka dhuruar Arbanës të gjithë koleksionin e ri të veshjeve të markës së tij,  për të cilat moderatorja e ka falenderuar publikisht.

“Faleminderit Noizy që më sole të gjithë koleksionin “Illyrian” për ditëlindjen time”, shkruan Arbana krahas postimit ku tregon veshjet.