Teuta kishte ndërruar jetë. Q�" />

Një muaj pa nënën – Robert dhe Patris Berisha kujtojnë të ëmën e ndjerë

Një muaj pa nënën – Robert dhe Patris Berisha kujtojnë të ëmën e ndjerë

Janë bërë një muaj që kur Robert dhe Patris Berisha ndanë lajmin se nëna e tyre, Teuta kishte ndërruar jetë.

Që atëherë postimet dhe dedikimet për nënën e ndjerë kanë qenë të shumta, me dy vëllezërit të pikëlluar që shprehnin mallin për të ëmën.

Gjatë ditës, instrumentisti Patris Berisha ka publikuar në Facebook, një fotografi me të ëmën në krah, ku shkruan: “1 muaj pa ty oj shpirt i bardhë! Më mungon çdo ditë dhe më shumë e më shumë”.

Njëjtë ka vepruar edhe muzicienti, Robert Berisha i cili ndau një fotografi me nënën në Instagram, në njëmujorin e vdekjes së saj.

Pas ndarjes nga jeta të nënës së vëllezërve Berisha nuk munguan as reagimet nga ish-bashkëshortet e tyre, Nora Istrefi dhe Tuna Sejdi. /Insajderi.com