Një muaj paraburgim kundër tre të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Një muaj paraburgim kundër tre të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka mbajtur seancën dëgjimore pas marrjes se aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës për rivendosje dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.S dhe M.R për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë D.M për shkak të veprës penale Zbulimi i fshehtësisë zyrtare.

Të pandehurve N.S, M.R dhe D.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, nga data 23.11.2018 deri me datë 23.12.2018.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret ndaj nenit 187 par.1 nën par.1.1 dhe është përmbushur dyshimi i bazuar se të pandehurit  N.S, M.R dhe D.M kanë kryer veprat penale në bazë të provave, po ashtu përmbushen edhe kushtet e veçanta për caktimin e masës së paraburgimit të parashikuara me nenin 187 par.1 nën par. 1.1, me nenin 187 par.1 nën par. 1.2.1 dhe me nenin 187 par.1 nën par1.2.3.

Të pandehuritN.S, M.R dhe D.M dyshohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se kanë marr pjesë në vrasjen e të ndjerit O.I.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.