Një muaj paraburgim për djalin e kryetarit të Junikut, i dyshuar për ryshfet lidhur me vota

Një muaj paraburgim për djalin e kryetarit të Junikut, i dyshuar për ryshfet lidhur me vota

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit me inicialet F.K., i cili dyshohet për marrje dhe ryshfet në lidhje me votat.

Sipas raportimeve në media, F.K. është djali i kryetarit të Junikut, Agron Kuçi.

Agron Kuçi, kryetar i Junikut

“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit konform nenit 187 par. 1 nënparagrafi  l.l dhe 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në komunikatën për media

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Insajderi.com