Një muaj paraburgim për gruan që dyshohet se e shantazhoi një person për 30 mijë euro në Ferizaj

Një muaj paraburgim për gruan që dyshohet se e shantazhoi një person për 30 mijë euro në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurës S.T., shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit se e njëjta ka kryer veprën penale Shantazhi, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e gjykatës, të dyshuarës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

“E pandehura dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përmes kanosjes se do ta dëmtojë nderin apo autoritetin e personave të afërm të tij, në atë mënyrë që nga i njëjti kërkon shumën e të hollave prej 30.000 €, me arsyetim se kinse do ta liroj nga akuza e dhunimit vëllain e tij S.V. i cili tanimë gjendet në masën e paraburgimit dhe këtë do ta bëj përmes deklarimit të saj me datë 07.12.2020 kur edhe është ftuar nga ana e prokurorisë për të deklaruar në cilësinë e të dëmtuarës, duke i propozuar, që fillimisht të takohen në një lokal në Ferizaj, ku i dëmtuari do t’ia dërgoj paratë e kërkuara, të cilat sipas saj do t’ia mbaj një person i besueshëm për të deri në përfundimin e deklarimit në prokurori”, thuhet në njoftim./Insajderi.com