Një muaj paraburgim për kryetarin e Komunës së Kllokotit

Një muaj paraburgim për kryetarin e Komunës së Kllokotit

Një muaj paraburgim i është caktuar kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, përcjell Insajderi.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, të shtunën.

Dejanoviqi ishte arrestuar më 12 mars nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve’.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.D në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Kllokotit, ka kanosur seriozisht punëtorët e komunës së Kllokotit dhe qytetarët e kësaj komune, duke ndikuar në vullnetin e tyre që të votojnë në mënyrë të caktuar, për një subjekt të caktuar politik dhe për kandidatë të caktuar”, thuhet në njoftimin e Themelores./Insajderi.com