Një muaj paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për “mashtrim me subvencione” në Gjilan

Një muaj paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për “mashtrim me subvencione” në Gjilan

Gjykata Themelore e Gjilanit aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për të caktuar masë paraburgimi për dy persona të dyshuar për “mashtrim me subvencione”.

Behet fjalë për të pandehurit me iniciale Z.P dhe B.T, njëri zyrtar komunal e tjetri fermer, përcjell Insajderi.

Drejtoria për Krime Ekonomike, kishte hetuar të dyshuarit – u arrestuan të premten.

“Të pandehurit dyshohet t’i kenë kryer veprat penale në vazhdimësi, që nga viti 2012 deri në vitin 2020, çka do të thotë se të pandehurit kanë vepruar në mënyrë kontinuele dhe  në vazhdimësi nga kjo bazë ekziston rreziku se po që se të njëjtit do të liheshin në liri do të vazhdonin në kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftim.

Dyshohet se ata po “manipulonin” për tetë vite, nga 2021 e deri më tash.

Me këto veprime, i pandehuri Z. P., dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i pandehuri B. T., në cilësinë e fermerit, ka kryer veprën penale “mashtrimi me subvencione” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Komuna e Gjilanit, të premten reagoi, duke e cilësuar rastin “të izoluar”.

Zyrtari komunal e fermeri i përkasin komunitetit serb. /Insajderi.com