fbpx

Një ndër historitë më të bukura të dashurisë dhe mëshirës humane në Notre Dam

Një ndër historitë më të bukura të dashurisë dhe mëshirës humane në Notre Dam

Kanë kaluar më shumë se 530 vjet nga zanafilla e një ndër historive më të bukura të dashurisë dhe mëshirës humane, asaj mes Kuazimodos dhe Esmeraldës.

Më 6 janar 1482 Kuazimodo zgjidhet Mbreti i Budallenjve në Paris, si personi më i shëmtuar i Parisit.

Ndërkohë Esmeralda, një cigane e bukur, me një zemër të butë dhe bujare, kap zemrat e shumë njerëzve duke përfshirë edhe ato të kapiten Febysit por veçanërisht atë të Kuazimodos dhe të babait të tij në shpirt, Klod Frolloit.

Në këtë kryevepër të mrekullueshme të Viktor Hugo, nuk mund të harrohen pamjet kur Kuazimodo dënohet me dy orë qëndrimi në shtyllën e turpit. Ai bën thirrje për ujë. Esmerlada, duke e parë etjen e tij, i jep të pijë ujë. Ajo e shpëton atë dhe e kap zemrën e tij.

Rrjedha e ngjarjeje të kësaj historie kaq interesante, vërtitet e gjitha në muret e ndërtesës mbi 856 vjeçare, Katedrales “Notre Dame” në Paris.

Pas varjes së të bukurës Esmeralda, Kuazimodo shkon dhe shtrihet mbi kufomën e saj ku e kishin hedhur pas ekzekutimit.

Rreth 2 vite më vonë, i gjejnë dy skelete të përqafuara, të cilat kur përpiqen t’i ndajnë, kthehen në pluhur.

Në pluhur po kthehen edhe muret e Katedrales historike. Prej orësh “Notre Dame” është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Kjo është një fatkeqësi e madhe për të gjithë botën.

Ndërkohë që bien muret e kësaj Katedraleje, bien edhe qindra mijëra pjesë historie që ajo i ka mbartur ndër vite.