Një në tre evropianë besojnë inteligjencën artificiale më shumë se politikanët e tyre

Një në tre evropianë besojnë inteligjencën artificiale më shumë se politikanët e tyre

Çereku i popullsisë së Evropës janë të ngopur nga liderët e tyre saqë me shumë dëshirë do t’i vendosnin robotët të qeverisnin vendin e tyre, shkruan Insajderi.

Në Angli dhe Gjermani, një në tre njerëz kanë këtë dëshirë.

Ata nuk duan t’i japin robotëve dhe inteligjencës artificiale kontrollin e plotë, pasi ata besojnë se ajo do t’i sillte dëme shoqërisë, vetëm nëse është i kontrolluar deri në një masë.

Kjo sjellje e evropianëve karshi teknologjisë vjen si rezultat i një hulumtimi të bërë nga hulumtuesit spanjoll.

Pasi shumë njerëz ishin të shqetësuar që mund  të humbnin vendin e punës së tyre për shkak të robotëve dhe makinerive të shumta, ata janë më të prirur të kenë robotët e inteligjencës artificiale si udhëheqës të tyre sesa politikanët të cilëve nuk mund t’i zënë besë.

Sipas këtij raporti shihet se  evropianët presin që udhëheqësit e tyre, qofshin ata njerëzorë apo robotik , të mbrojnë punët e tyre nga automatizimi.

Shumica dërrmuese e evropianëve presin që qeveritë e tyre të vendosin ligje dhe taksa të reja për të kufizuar automatizimin dhe për të parandaluar zhvendosjen e vendeve të punës, edhe nëse kjo do të thotë ngadalësim i progresit ekonomik./Insajderi.com