Një nënë e varfër dha donacion 100 dollarët e fituara në llotari për policin e plagosur në detyrë

Një nënë e varfër dha donacion 100 dollarët e fituara në llotari për policin e plagosur në detyrë

Një grua e varfër, Shetara Sims, fitoi një llotari prej 100 dollarësh, të cilën ajo vendosi ta jap si donacion për familjen e një polici, i cili u qëllua në detyrë.

Shetara si shumë njerëz të tjerë humbi punën si pasojë e krizës globale për shkak të Covid 19, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Ajo tregon se si kishte gjetur një monedhë me vlerë prej 1 dollarë në një parking, në ditën kur i kishin mbetur vetëm 7 dollarë.

Ajo përdori këto para për të blerë një biletë lotarie me të cilën fitoi 100 dollarë.

Vajza e saj 12 vjeçare sugjeroi që në vend se të i përdornin këto para, të i japin si donacion për familjen e një oficeri policie nga Kansas që ishte plagosur në detyrë.

Arsyeja e këtij donacioni kishte të bëj me një tragjedi familjare të Sims, kur vajza e saj e madhe u vra në vitin 2012.

“Policët ishin aty për ne. Ata na u gjendën më shumë se kushdo tjetër. Bënë gjëra që nuk i kishin për detyrë. Ata luajtën rolin e baballarëve, të terapistëve,” thotë Sims.

Si mënyrë për të u kthyer të mirën, Sims vendosi që në mënyrë anonime të jap donacionin, pa lënë emër apo numër.

Mirëpo stafi i policisë u prekën shumë prej vendimit të saj dhe vendosën të nisin një kampanjë GoFoundMe për Sims. Deri në ditën e mërkurë u mbledhën 59.000 dollarë./Insajderi.com