Shqipëria luan sot në mbrëmje (ora 21:00) ndaj Rumanisë ndeshjen e fundit në Grupin A.
Kjo sfidë është vendimtare për qëndrimin e kuqezinjve në Europian, pasi një fitore ndaj rumunëve hap rrugën për një kualifikim të mundshëm në 1/8 e finaleve.
E tashmë tifozët kuqezinj kanë zënë vend të parët në “Stade de Lyon”, raporton Panorama.
Prania e tyre duket se do të dominojë në këtë sfidë ndaj kundërshtarëve rumunë.