Një pacient, i cili ishte duke u trajtuar në repartin e dializës në Spitalin Regjional të Gjilanit, ka rezultuar se është prekur me virusin COVID-19 dhe është d�" />

Një pacient i cili ishte shtrirë për dializë në Spitalin e Gjilanit ka rezultuar me COVID-19

Një pacient i cili ishte shtrirë për dializë në Spitalin e Gjilanit ka rezultuar me COVID-19

Një pacient, i cili ishte duke u trajtuar në repartin e dializës në Spitalin Regjional të Gjilanit, ka rezultuar se është prekur me virusin COVID-19 dhe është dërguar për trajtim në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Dyshohet se pacienti kishte pasur kontakt me një familjar të tij i cili është prekur poashtu me këtë lloj virusi. Kurse Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se nga komuna e Gjilanit tre banorë janë prekur me COVID-19 që evidencohen si raste të reja.

Kurse drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka deklaruar se pacienti është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Është diagnostifiku me virusin COVID-19 dhe tani gjendet për trajtim në Klinikën Infektive në Prishtinë. Nuk kemi informata se më kë është takuar sepse me këto të dhëna merren institucionet tjera të cilët gjurmojnë se më kë ka pasur kontakt dhe pastaj marrin masa. Ai ka qenë në dializë domethënë ka qenë në program sepse ata vijnë tek ne qëndrojnë 2 deri në 3 orë dhe shkojnë në shtëpi. Pacienti i prekur është i moshës së re tash nuk kam para vetes të dhënat për pacientin mirëpo është i moshës 44 ose 41 vjet”, ka thënë ai, transmeton Koha.

Ndërsa kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për shtyp që është mbajtur sot ka deklaruar se rastet e reja me COVID-19 janë transmetuar pas kontaktit që kanë pasur të infektuarit me familjarët e tyre. Ai ka thënë se edhe pacienti i cili është prekur me COVID-19 ka pasur kontakt me një familjar.

Ai ka thënë se janë ndërmarr masa dhe se tani janë izoluar familjet e këtyre personave që kanë rezultuar se janë prekur me virusin i cili po merr jetë të njerëzve.

“Kemi tri raste të reja të identifikuara që janë raste të kontaktit. Këto raste të kontaktit nënkuptojnë që personat kanë pasur kontakt me familjarë të tyre siç është rasti në fshatin Lladov me babën drejtpërdrejtë, rasti në lagjen e Arbërisë kontakti me vajzën dhe rasti i tretë është me një pacienti i cili ka qenë në spital në procesin e dializës. Spitali Regjional i Gjilanit e ka diagnostifikuar simptomat e para dhe në klinikën infektive ka rezultuar me COVID pozitiv. Kemi marr masat e para të izolimit total të këtyre familjeve dhe do të bëhen teste të reja për të vërtetuar gjendjen e të prekurve”, ka thënë ai.

Ndryshe në komunën e Gjilanit nga virusi COVID-19 ka ndërruar jetë një person ndërkaq 27 persona kanë rezultuar se janë prekur me këtë lloj virusi.