Në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës janë të hospitalizuar 62 pacientë.
58 prej tyre janë të sëmurë me Covid-19.
Sipas njoftimit 46 raste janë në gjendje stabile, 11 janë në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot do të lirohen nga klinika katër pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 22/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë. Prej tyre të sëmurë me…
Gepostet von Faik Hoti am Mittwoch, 22. April 2020