Një pastor si opinionist në “Për’puthen”?

Një pastor si opinionist në “Për’puthen”?

Me nisjen e 2021-tës, emisionit shumë të ndjekur “Për’puthen”, përveç transmetimit javor, iu shtua edhe një tjetër edicion që transmeton çdo të diel – Prime.

Më i gjatë në minutazh, Prime zhvillohet në një tjetër studio, ku diskutohen gjerësisht të gjitha ndodhitë e javës, në praninë e Arjan Konomit dhe dy opinionistëve tjerë, njofton Insajderi.

Ndërkohë një tjetër risi e programit është edhe ajo e versionit “Përputhen” për konkurrentët mbi moshën 40 vjeçare.

Rikthehemi tek Prime; Si opnionist të përhershëm kemi Arjan Konomin, ndërkaq të tjerët ishin Fatma Haxhaliun me fillimisht Meridian Ramçajn dhe më pas Elona Duron.

Sipas burimeve të afërta të “News31”, do të kemi një ndryshim në karriket e opinionistëve, sepse kësaj here do të kemi një përzgjedhje tjetër – një pastor.

Pastori mendohet të jetë Akil Pano duke qenë se daljet televizive dhe përfshirjet në debate i ka të shpeshta. /Insajderi.com