Një person gjendet i gjakosur dhe pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë

Një person gjendet i gjakosur dhe pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë

Një person është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, në njoftimin 24-orësh të së cilës thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Asllan Pushka, Pejë, 23.11.2020-13:55.Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com