Një person gjendet i vdekur në Gjilan

Një person gjendet i vdekur në Gjilan

Një person është gjetur i vdekur gjatë pasdites së djeshme në Gjilan, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, ku thuhet se viktima është sjellë pa shenja jete në spitalin e Gjilanit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.

“Gjilan, 22.06.2021-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në spitalin e Gjilanit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com