
Një person është gjetur pa shenja jete gjatë së shtunës në Pejë, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku rasti është cilësuar se “Hetim i vdekjes”.
Në njoftim thuhet se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet.
“Pejë 27.03.2021 – 09:40. Është raportuar se është gjetur pa shenje jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com