Një person gjendet i vdekur te Liqeni i Badovcit, dyshohet se është Fadil Syleviqi

Një person gjendet i vdekur te Liqeni i Badovcit, dyshohet se është Fadil Syleviqi

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës Fadil Syleviqi, dyshohet se është gjetur i vdekur në Liqenin e Badovcit, njofton Insajderi.

Siç raportohet policia ka deklaruar për një vdekje të dyshimtë, por ende nuk e dinë identitetin e viktimës.

Emri i Syleviqit, është përmendur edhe nga i dënuari për vrasje, Shkumbin Mehmeti, i cili më parë kishte rrëfyer për vrasjet e pasluftës në Kosovë.

Mehmeti akuzoi Syleviqin se ka urdhëruar disa vrasje gjatë kohës kur grupi i tyre kriminal ishte duke funksionuar.

“Polici Fadil Syleviqi është i përshirë në shumë vrasje”, kishte thënë shkurt Mehmeti, duke mos treguar specifikisht në cilat vrasje./Insajderi.com