Një person gjendet pa shenja jete në Gjilan

Një person gjendet pa shenja jete në Gjilan

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Gjilan, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Gjilan 03.04.2021 – 04:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com