Një person i lënduar nga aksidenti në rrugën Pejë-Deçan

Një person i lënduar nga aksidenti në rrugën Pejë-Deçan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën Pejë-Deçan, saktësisht në fshatin Raushiq, ku si pasoj një person ka mbetur i lënduar.

Sipas Policisë, deri të aksidenti ka ardhur me që ngasësi i dyshuar ka bërë tejkalim të pa sigurte dhe ndaj tij do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore sipas udhëzimeve të prokurorit shtetit.

“Në rrugën magjistrale Pejë – Deçan, më saktë në fshatin Raushiq – Pejë ishin aksidentuar dy automjete udhëtarësh, të cilat ishin duke lëvizur në drejtime të kundërta. Sipas të dhënave nga hetuesit, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima ngasësja e njërit nga automjetet e aksidentuara e cila me ndihmën e zjarrfikësve është nxjerrë nga automjeti dhe dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj në QKUK Prishtinë, për t’i ofruar tretman adekuat mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njësitet relevante të Policisë Kosovës menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë masat e menjëhershme të nevojshme dhe me kërkesë të policisë në vendin e aksidentit kanë arritur ndihma e parë- ekipi mjekësor dhe njësiti i zjarrfikësve./Insajderi.com