“Një person që lexon skenar…” ish-pronari i “Big Brother” thumbon Bora Zemanin

“Një person që lexon skenar…” ish-pronari i “Big Brother” thumbon Bora Zemanin

Njëri nga banorët e edicionit të shtatë të “Big Brodher”, i cili është në vëmendje të publikut dhe medias edhe pas përfundimit të emisionit është, Valer Kolnikaj.

Ai ishte i ftuar së fundi në emisionin “Explus”, ku ka komentuar për moderatoren e “Për’puthen”, Bora Zemani.

Kolnikaj ka thumbuar prezantuesen teksa e quan jo-profesionale në punën e prezantueses.

Ish banori i reality show, gjithashtu përmendi edhe një fjalë që tha se ajo nuk di ta lexoj si duhet: “Fjalën dëgjoj e thotë digjoj”, ai shtoi tutje se ajo thjesht e lexon një skenar, me zërin e njëjt gjithmonë.

Komenti i plotë i opinionistit: “Janë disa prezantuese për të qenë unike që janë gjithmonë lart, çfarë do lloj projekti të kenë në dorë. Do e justifikojnë më së miri atë projekt. Bora është një prezantuese shumë e mirë, por sikur të vel. Gjithmonë e njëjta. Nuk kamë parë diçka më shumë nga vetja e saj. Kam parë një person që lexon një skenar, një person që flet me atë zërin gjithmonë njësoj. Fjalën dëgjoj e thotë digjoj. Nuk mund të them diçka tjetër sepse akoma nuk e kam parë atë aftësinë profesionale nga ana saj”, duke qenë dakord se duhet bazuar në skenar por që për të tha se bazohet si tepër. /Insajderi.com