Një person tenton të arratiset nga stacioni policor

Një person tenton të arratiset nga stacioni policor

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në paraburgim është lënduar, pasi që i njëjti është munduar të arratiset nga dritarja e Stacionit policor në Graqanicë, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:20.

I dyshuar ishte në paraburgim për 48 orë, dhe i njëjti është arrestuar prape nga njësiti policore.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar për mbajtje në Qendrën e Ndalimit në Hajvali.

“Është raportuar se derisa i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë në paraburgim për 48 orë kishte arritur të largohet nga dritarja e stacionit deri jashtë rrethojës së oborrit të stacionit, mirëpo është arrestuar nga njësitë policore. Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor, pasi ishte lënduar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar për mbajtje në Qendrën e Ndalimit –Hajvali”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com