Një person u sulmua fizikisht, dy të arrestuar në Gjakovë

Një person u sulmua fizikisht, dy të arrestuar në Gjakovë

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar një person, të enjen rreht orës 01:30, raporton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra”, në Gjakovë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull Kosovar”, thuhet në raportin policor.

Pas sulmit viktima ka pranuar dhe tretman mjekësor.

Ndërsa, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”. /Insajderi.com