
Një person ka ndërruar jetë në objektin e komunës së Prishtinës në mëngjesin e sotëm, njofton Insajderi.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Kështu është bërë e ditur për Insajderi-n, nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkateëse janë duke punuar për të sqaruar rrethanat që lidhen me rastin.
“Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën UÇK në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e Komunës. Me të arrit në vend ngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, deklaroi Ahmeti. /Insajderi.com