Një person vdes në qendrën e votimit në Francë

Një person vdes në qendrën e votimit në Francë

Një 89-vjeçar francez ka vdekur në një vendvotim në Paris të Francës, pasi kishte shkuar të kryente detyrimin e tij qytetar për të votuar në zgjedhjet presidenciale.

Le Parisein raporton se viktima ishte mashkull 89-vjeçar dhe ndërroi jetë pasi që hodhi votën në Draveil, rrethinën jugore të Parisit.

Besohet se ai ka pasur dhimbje në gjoks. Vend votimi ishte mbyllur për një orë pas kësaj fatkeqësie, raporton Le Parisien. /Insajderi.com