Policia e Kosovës ka raportuar se dje në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, një person është vetë-plagosur aksidentalisht me armë.
Në vendin e ngjarës kanë dalë njësitet përkatëse me ç ‘rast kanë konfiskuar një pistoletë me një karikator me pesë fishek të kalibrit 6.35 mm dhe një gushojë.
I dyshuari është dërguar ne emergjencën e Pejës dhe pas tretmanit mjekësor është liruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.