Një peticion online kërkon njohjen e Kosovës nga Netflix

Një peticion online kërkon njohjen e Kosovës nga Netflix

Një peticion i cili kërkon që Kosova të njihet si shtet i pavarur dhe jo si pjesë e Serbisë nga platforma shumë popullore e përmbajtjeve video Netflix ka grumbulluar afro 20 mijë nënshkrues.

Kur shqiptarët e Kosovës hyjnë në Netflix, vendndodhja e tyre automatikisht njihet si pjesë e Serbisë. Peticioni po rritet dita ditës dhe i bën thirrje Netflix që të njohë Kosovën dhe të kenë mundësi të verifikojnë numrat e tyre të telefonit në platformë.

Gjithashtu në peticion theksohet se Kosova është një shtet i pavarur dhe me institucionet e veta ndërsa Netflix si kompani Amerikane duhet ta njohë Kosovën duke qenë se SHBA-të janë një prej mbështetësve më të mëdhenj të pavarësisë.

Në këto momente që shkruajmë peticioni është nënshkruar nga 18,367 individë. Peticioni ka gjetur mbështetje edhe nga figura publike të Kosovës si presidentja në detyre Vjosa Osmani e cila përmes rrjetit social Twitter thotë se Kosova duhet të vendoset në hartën e Netflix.

Peticioni drejtuar Netflix vjen pak muaj pasi një tjetër shkoi për Apple ku i kërkohej që integriteti territorial dhe kufijtë e Kosovës të shfaqeshin në Apple Maps dhe jo si pjesë e Serbisë.

Edhe ai peticion ngjalli reagime të shumta e u mbështet edhe nga figura botërore si Dua Lipa dhe u nënshkruar nga afro 200 mijë persona./Insajderi.com