Një pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë

Një pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “KRU”, Prishtina, ka njoftuar për ndërprerje të ujit në një pjesë të Fushë Kosovës.

“Lagja Bresje” dhe një pjesë e këtij qyteti nuk kanë ujë.

Behët fjalë për një shpërthim në një gyp të ujit që ka sjellë edhe reduktimin.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për fshatin Bresje dhe një pjesë të Fushë Kosovës deri te rrethi i rrugës së ‘Pejës’. Arsyeja e ndërprerjes, shpërthimi i gypit të ujit me diametër fi 200 mm në mesnatë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes, menjëherë pas dëmtimit të gypit dhe po merren me sanim. Furnizimi me ujë rikthehet menjëherë pas sanimit”, thuhet në njoftimin e “KRU” Prishtina. /Insajderi.com