Një pjesë e madhe e Prishtinës pa rrymë – KOSTT tregon arsyen

Një pjesë e madhe e Prishtinës pa rrymë – KOSTT tregon arsyen

Disa lagje të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike pak para orës 19:00. Reduktimi i rrymës si pas KOSTT ka ardhur për shkak të prishjeve në rrjet.

“Shkaktohet prishje në fushën e transformatorit 110/10kV në NS 110/35/10kV Prishtina 1. Sot në orët e pasdites, si pasojë e prishjes së paraqitur në fushën transformatorike 110/10kV në anën 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, nga ora  18:35 një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion kanë mbetur pa energji elektrike”, ka treguar KOSTT në një njoftim për media.

“Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren ku po punohet intenzivisht për eliminimin e defektit të paraqitur në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët që janë prekur nga kjo prishje”.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj prishje.