Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se asnjë pjesëtarë i FSK-së në Kosovë nuk rezulton i prekur me COVID-19.
“Ka një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të FSK-së siç janë atashetë ushtarakë me misione apo trajnime ushtarake jashtë vendit. Deri tani vetëm njëri prej tyre rezulton i prekur me COVID-19 derisa ishte në një trajnim”.
Quni nuk ka dashur të tregojë vendin ku është infektuar ushtaraku, duke konsideruar këtë si deskrecion shtetërorë.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes thotë se me të janë në kontakt dhe i njëjti është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ai madje as që e ka vërejtur që është i infektuar, por kur ka bërë testet si gjithë pjesëtarët tjerë, ka rezultuar pozitiv”.
Duke folur për rolin e FSK-së në menaxhimin e pandemisë, Quni thotë se për momentin FSK bënë transportimin e udhëtarëve nga aeroporti apo kufiri tokësorë si dhe vendosjen e tendave nëpër qendra të ndryshme mjekësore.