Një plus dhe një minus me Covid 19 te Milani

Një plus dhe një minus me Covid 19 te Milani

Në ditën e sotme, ekipi i Milanit ka kuptuar se mbrojtësi i ri i talentuar Matteo Gabbia ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe është thuajse e sigurt mungesa e tij në derbin ndaj Interit – megjithatë Pioli mund të fërkojë duart, pasi ka rikuperuar liderin e ekipit, Zlatan Ibrahimovic, njofton Insajderi.

Ky i fundit ka njoftuar pasditen e sotme se ia ka dalë të mposhtë virusin, pasi ka rezultuar negativ në testin e fundit që ka zhvilluar dhe që nga dita e nesërme pritet të stërvitet normalisht.

Ka qenë vetë sulmuesi 39-vjeçar që ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale personale se është i shëruar dhe se tani i ka përfunduar edhe koha e karantinës, ndaj është i lirë të dalë jashtë.

Kështu suedezi do të ketë një javë të plotë në dispozicion për t’u stërvitur në fushë bashkë me shokët e skuadrës dhe për të gjetur formën më të mirë për derbin e 17 tetorit ndaj Interit./Insajderi.com.