Një punëtor bie nga ndërtesa në “Rruga B”

Një punëtor bie nga ndërtesa në “Rruga B”

Në një nga lagjet ku ka më së shumti ndërtime në Prishtinë, në lagjen Mati, konkretisht pranë të ashtuquajturës “Rruga B”, sot në mëngjes është rrëzuar një punëtor ndërtimi nga katet e larta.

Banorë që jetojnë rreth e rrotull kësaj ndërtese prej ku ka rënë punëtori i kanë dërguar Medias Ndërtimi fotografi nga vendi i ngjarjes. Sipas tyre ai ka rënë nga kati katër ose pesë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Median Ndërtimi, duke treguar se viktima është dërguar për trajtim në QKUK, por pa detaje tjera.