fbpx

Me një pyetje dhe pa asnjë premtim – Teuta Rugova siguron edhe në mandat në Kuvend

Me një pyetje dhe pa asnjë premtim – Teuta Rugova siguron edhe në mandat në Kuvend

Skena e rrallë dhe ndoshta e vetme që vajza e presidentit historik Ibrahim Rugova, Teuta, mbahet mend nga legjislatura e kalaur e Kuvendit të Kosovës ku ajo ishte deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës është ajo kur Hashim Thaçi kundërshtari kryesor i babait të saj, u zgjodh president.

Thaçi ia dorëzoi Teuta Rugovës lulet që i mori me tu zgjedhur në postin e presidentit, ku një votë e mori edhe nga vet Rugova.

Një herë tjetër, Teuta Rugova kishte drejtuar disa minuta një seancë të Kuvendit të Kosovës. I kishte rënë të merrej edhe Albin Kurtit, të cilit njëherë ia kishte ndalur fjalën e më pas ia kishte vazhduar edhe për dy-tre minuta.

E hera e vetme kur ajo foli ishte një pyetje tejet klishe: çfarë do të bëjë Qeveria për të ndalur emigrimin e të rinjve.

Kur kishte vendosur t’i hyjë politikës e të garojë për postin e deputetes në legjistlaturën e kaluar të Kuvendit ajo kishte premtuar se do të ishte zëri i të rinjve kosovar, por kjo nuk kishte ndodhur.

Ndërsa në fushatën parazgjedhore për Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit, ajo nuk bëri fare fushatë. Nuk dha asnjë premtim. Nuk ishte në asnjë emision televiziv.

Megjithatë Teuta Rugova duket se i ka votuesit besnik që nuk kërkojnë asgjë nga ajo.

Rugova, e cila në zgjedhjet e vitit 2014 kishte arritur të marrë mbi 37.178 vota ndërsa në zgjedhet e 11 qershorit 2017 ajo ka arritur të marrë vetëm 10,073 vota. Përkundër numrit të madh të votave të humbura, megjithatë Rugova, ka arritur të futet në Kuvendin e ri të Kosovës që pritet të konstituohet shpejt.

Por a do të flasë më shumë Teuta Rugova në këtë legjislaturë, mbetet të shihet./Insajderi.com