Një rast me Covid 19 tek ekipi i Roma-s

Një rast me Covid 19 tek ekipi i Roma-s

Portieri 37 vjeçar i klubit nga Serie A, Roma, Antonio Mirante, ka njoftuar se është diagnostikuar pozitiv në testin për Covid 19.

“Dëshiroj të ju njoftoj se jam pozitiv me Covid 19. Jam mirë me shëndet, nuk kam ndonjë problem shëndetësor dhe mezi po pres që të kalojë w gjithë kjo dhe të kthehem në stërvitje.”, njoftoi Mirante, transmeton Insajderi.

“Faleminderit shumë nga të gjithë për mesazhet dhe interesimin tuaj, shihemi së shpejti”, përfundoi portieri.

Rasti i Mirante-s, është rasti i vetëm aktualisht në Serie A dhe nuk është marrë me shqetësim nga federatat italian e futbollit./Insajderi.com.