Një i ri theret me thikë gjatë tubimit të Listës Serbe

Një i ri theret me thikë gjatë tubimit të Listës Serbe

Një i ri nga fshati Koretisht i Novobërdës është therur sot me thikë në veri të Mitrovicës gjatë një tubimi të Listës Serbe.

I plagosuri u transferua menjëherë në spitalin e Mitrovicës.

Incidenti thuhet se ndodhi menjëherë pas fillimit të tubimit.

Informacion mbi incidentin për mediumin KoSSev është konfirmuar nga Policia e Kosovës në rajonin veri, duke mos konfirmuar nëse incidenti ka të bëjë me tubimin apo jo. /Insajderi.com