Një i ri vdes në Podujevë – goditet nga një kamion

Një i ri vdes në Podujevë – goditet nga një kamion

Një person ka humbur jetën në magjistralen Prishtinë-Podujevë për shkak të një aksidentit. Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Personi që dyshohet të jetë rreth 30-vjeç është goditur nga një kamion.

“Një person rreth 30-vjeç ka ndërruar jetë sot në një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, apo më saktësishtë në fshatin Gllamnik, dyshimet e para janë se është goditur nga një kamion, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin”, ka thënë Borovci.