Një sërë paraqitjesh misterioze në qiellin mbi Evropën

Disa pilotë të aeroplanëve civilë i janë drejtuar kontrollit të fluturimit: “Çfarë po ndodhë këtu?”.

Një sërë paraqitjesh misterioze në qiellin mbi Evropën

Kontrolli ajror i Irlandës është duke hetuar një rast kur kohë më parë mbi bregun jugperëndimor të Irlandës u paraqitë një fluturake e paidentifikuar me drita shumë të forta.

Gjithë kjo ndodhi të premten e kaluar në orën 6:47 sipas kohës lokale kur një pilote e British Airways-it ka kontaktuar kontrollin ajror në Shanon.

Pilotja u interesua se a janë lajmëruar ushtrimet ushtarake, sepse afër saj ka kaluar “diçka që lëvizi shumë shpejtë”.

Pasi i kanë thënë nga kontrolli se nuk janë lajmëruar kurrfarë ushtrimesh ushtarake, pilotja, e cila e drejtonte aeroplanin në fluturimin nga Montreali në Londër, ka thënë se ka parë “drita të forta” e më pas objekti i ishte afruar nga ana e majtë e saj, para se “u largua shumë shpejtë kah veriu”.

Edhe një pilot pretendon se ka parë “disa objekte në rrugën e njëjtë të cilat kanë qenë shumë të ndritshme”, por se ai nuk dyshon se bëhet fjalë për meteor apo ndonjë objekt i ngjashëm i cili ka hyrë në atmosferën e Tokës.

Ai thotë se ka parë “dy drita të forta” nga ana e djathtë të cilat më pas janë larguar me shpejtësi të pabesueshme.

“Dukej se kanë kaluar me shpejtësi prej 2 Maçë, gjegjësisht, dyfish më shpejtë se shpejtësia e zërit”, ka thënë piloti.

“Do t’i verifikojmë të gjitha pretendimet e pilotëve mbi aktivitetet të cilat kanë ndodhur të premten më 04.11. Por nuk do të ishte në rregull që tani të komentojmë diçka gjersa hetimet po vazhdojnë”, shkurt ka thënë zëdhënësja e kontrollit ajror të Irlandës./Insajderi.com.