Një sezon për Ibsenin

Një sezon për Ibsenin

Vitin e kaluar teatri parisien “Théâtre du Nord-Ouest” ua kushtoi një sezon të tërë dramave të Henrik Ibsenit (1828-1906). U luajtën shfaqjet: “Shtëpi kukulle”, “Heda Gabler”, “Peer Gynt”, “Brand”, “Rosa e egër”, “Eyolfi i vogël”, “Shtyllat e shoqërisë”, “Armiku i popullit”, “Kur të zgjohemi nga të vdekurit”, “Zonja e detit”, “Rosmersholm”, “John Gabriel Borkman” e “Ndërtimtari Solness”.

Çdonjëra nga këto shfaqje ishte e luajtur nga kompani aktorësh dhe regjisorë të ndryshëm. Disa nga këto shfaqje u luajtën vitin e kaluar edhe në teatrot e Parisit “La Bouttonière”, “Comedie Nation” por edhe në disa teatro të tjera të regjionit parisien. Këtë vit “Theatre européen de l’Odéon” në Paris” ka paralajmëruar disa shfaqje të Ibsenit, koha.net.

Ç’është e vërteta, ka më se 20 vjet që veprat e Ibsenit kanë zënë një vend të privilegjuar në skenat parisiene. Kërshëria për veprat e tij nuk mund të shpjegohet thjesht me ringjalljen e shijes së publikut për drama “realiste”, të ndryshme nga ato bashkëkohore ku janë të pranishme eksperimentimet dhe performancat me elemente të theksuara të videos, zërave e ndriçimeve të veçanta.